Prage (Avion)

Prage (Avion)

€399

Vizitojmë Sheshin e Karlit dhe do të bëjmë shëtitje përgjatë Bulevardit Vatslav i cili përfundon me ndërtesën madhështore të Muzeut Kombëtar.
Vizitojmë Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është një rrugë shumë turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute.

Gjithashtu për tu vizituar janë:

> Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike
> Kisha e Shën Marisë
> Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante
> Kulla e Barutit
> Kompleksin Klementinum, ish-kolegji Jezuit, ndërsa sot Bilbioteka kombëtare.Kulla astronomike është një nga pjesët më interesante të këtij kompleksi për tu vizituar, në të cilën përveç historisë shumë interesante të saj, do të mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të gjithë qytetit.

1
Dita I

Nisja nga Aeroporti “Nene Tereza” ne Tirane dhe mbërritja në Pragë. Nga aeroporti transferta me autobus për në hotel. Akomodimi në hotel dhe pushim rreth 2 orë për të ngrënë drekë dhe për tu çlodhur.
Pasdite do të bëjmë një tur të shkurtër në këmbë rreth Qytetit të Ri (Nove Mesto), ku do të vizitojmë Sheshin e Karlit dhe do të vazhdojmë shëtitjen përgjatë Bulevardit Vatslav i cili përfundon me ndërtesën madhështore të Muzeut Kombëtar. Bulevardi Vatslav është një nga rrugët më të njohura të Pragës për dyqane dhe restorante, ku mund të hamë dhe darkën. Kthim në hotel.

2
Dita II

Pas mëngjesit do të nisemi të vizitojmë Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është një rrugë shumë turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat me të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të.
Për tu vizituar janë:

  • > Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike
  • > Kisha e Shën Marisë
  • > Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante
  • > Kulla e Barutit
  • > Kompleksin Klementinum, ish-kolegji Jezuit, ndërsa sot Bilbioteka kombëtare.Kulla astronomike është një nga pjesët më interesante të këtij kompleksi për tu vizituar, në të cilën përveç historisë shumë interesante të saj, do të mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të gjithë qytetit.

Pushim për drekë, dhe pastaj një shëtitje në rrugicat e ngushta si labirinthe të cilat i vijnë rreth e rrotull Sheshit të qytetit të vjetër, do të jetë një eksperiencë shumë e bukur. Rrugë të ngushta të gjallëruara nga turistët me dyqanet e suvenireve plot ngjyra, birraritë e famshme çeke janë veçantia e kësaj pjese të qytetit.

Kthim në hotel pas darkës.

3
Dita III

Pas mëngjesit, këtë ditë do të vizitojmë një pjesë tjetër shumë të rëndësishme të qytetit të Pragës:

  • > Kështjellën e Pragës
  • > Pallatin e vjetër Mbretëror
  • > Katedralen e Shën Vitus
  • > Shën Wenceslas
  • > Shën Adalbert
  • > Basiliken e Shën George
  • > Rrugicën e Artë, një rrugicë e ngushtë prapa Pallatit Mbretëror. Kjo rrugicë e mori këtë emër gjatë mbretërimit të Rudolfit II, i cili ishte mjaft i dhënë pas shkencave mistike si krijimit të Gurit Filozofik
  • > Një objekt tjetër i rëndësishëm është Loreto, një imitim i Shtëpisë së Shenjtë të Virgjereshës Mari që ndodhet në Loreto të Italisë
  • > Basilika e Shën Nikollës
  • > Pallati Wallenstein, një pallat i mrekullueshëm i stilit Barok i ndërtuar në shek 17, (1623 – 1630)
  • > Vizitë në Kopshtet e Pallatit
  • > Urën e famshme të Karlit, Statujat e mrekullueshme janë vendosur përgjatë gjithë gjatësisë së urës, gjithsej 30, duke i dhënë asaj një pamjë madhështore. Një numër i madh artistësh, piktorësh dhe shitës suveniresh i japin kësaj ure një pamje interesante, shumëngjyrëshe dhe të ngrohtë.

Pasdite mund të kalojmë kohë të lirë në qytetin e vjetër ose shopping në qendrën tregtare Palladium.

4
Dita IV

Pas mëngjesit kohë e lirë për shooping dhe më pas nisja për në aeroport për të marrë fluturimin për në Tiranë. Mberritja ne Aeroportin e Tiranes dhe fundi i sherbimit tone.

TOUR LOCATION

0.0
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%

POST A REVIEW