Pizza Margherita dhe bregdeti Amalfitan – OU102210

Pizza Margherita dhe bregdeti Amalfitan – OU102210

€330

Kalendari i nisjeve :

Me kërkesë

  • Të përfshira
    Bilete Trageti V-A me Kabine me Sherbime
    Hotel ne Bregdetin Amalfitan per 1 nate
    Hotel ne Napoli per 1 nate
    Mengjeset ne Hotele
    Shoqerues pergjate te gjithe udhetimit
    Sigurim shendeti ne udhetim
    Taksat e hotelerise
    Transporti me autobus sipas itinerarit
    Vizite ne Napoli
    Vizite ne Pompei (Jo Hyrja)
    Vizite ne Reggia di Caserta (Jo hyrja)
    Vizite ne Sorrento dhe bregdetin Amalfitan
  • Nuk përfshihen
    Cdo gje qe nuk permendet tek INCLUDED
    Hyrjet ne monumente dhe museume
    Trageti Sorrento-Capri
1
Dita I

Durres-Bari afersisht 8 ore
Takimi me shoqeruesit ne oren 19.00 tek terminali i trageteve ne Portin e Durresit. Mbas procedurave te imbarkimit, sistemimi neper kabina dhe me pas Mbremje e Organizuar ne bordin e tragetit te Ventouris Ferries.

2
Dita II

Bari-Reggia di Caserta afersisht 4 ore
Mberritja ne Portin e Barit. Nisja me Autobus ne drejtim te Qytetit te Napolit. Rruges eshte parashikuar nje ndalese e shkurter perpara se te mberrijme ne qytet. Vizite e “Reggia Caserta”, pallati mbreteror i Caserta-s, i shquar per nga madhesia dhe bukuria.

Reggia di Caserta-Napoli afersisht 0.5 ore
Mbas vizites se Pallatit, dreka e lire dhe me pas nisja per ne Napoli. Vizite e qendres se Napolit: Piazza del Plebiscito, Pallati Mbreteror, Castel dell Ovo, Castel Nuovo, Galeria e Umberto I, etj. Sistemimi ne hotel dhe me pas darka ne qytet. (Keshillohet darka tek Pizzeria ku eshte bere per here te pare Pizza Margherita).

3
Dita III

Napoli-Pompei afersisht 0.5 ore
Mengjesi ne Hotel. Nisja per ne Pompei. Pompei, "qyteti misterioz" i cili per pak sa nuk u fshi nga harta e Italise si pasoje e shperthimit te vullkanit Vezuv, paraqet nje interes te vecante me vendet historike dhe bukurite natyrore.

Pompei-Sorrento afersisht 0.5 ore
Pas vizites ne Pompei i drejtohemi bregdetit Amalfitan ku fillojme viziten me qytetin e Sorrentos ku do te vizitohet: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Opsionale, shetitje panoramike ne Ishullin e Caprit, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Mbas rikthimit ne Sorrento, sistemimi ne Hotel dhe Darka ne Qytet.

4
Dita IV

Bregdeti Amalfitan - Bari afersisht 8 ore
Mengjesi ne hotel. Drejtohemi drejt qytetit te Positanos ku visitohet: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Me pas drejt qytetit te Amalfit ku vizitohet: Katedralja, Muzeu i Letres, Chiostro del Paradiso, etj. Kohe e lire per dreken dhe me pas nisemi ne drejtim te Barit per tu Rikthyer me traget. Ndalesa e rradhes ne qender tregtare ne Molfeta. Rreth ore 19.30 nisja per portin e Barit ku mbasi te kryejme procedurat e imbarkimit sistemohemi ne kabinat perkatese. Mbremje e Organizuar ne bordin e tragetit te Ventouris Ferries.

5
Dita V

Bari-Durres afersisht 8 ore
Mberritja ne Durres rreth ores 8:00 dhe fundi sherbimit tone!

TOUR LOCATION

0.0
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%

POST A REVIEW