Mirabilandia

Mirabilandia

Një park madhështor i gjendur në Ravena, një park lojrash nga më të ndryshme të të gjithave moshave. Ky tur zgjat 5 ditë dhe ju do të mund të shijoni e të relaksoheni më së miri në Mirabilandia-n që të shton adrenalinën.

Kalendari i nisjeve

Me kërkesë

  • Të përfshira
    Akomodimi në hotel me 4*
    Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
    Mëngjesi
    Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
    Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
    Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
    Vizitat sipas programit
  • Nuk përfshihen
    Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
    Hyrjet ne muzeume
1
Dita I

Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin tonë luksoz e me ajër të kondicionuar drejtohemi drejt portit të qytetit të Durrësit. Pas kryerjes së procedurave të imbarkimit, sistemohemi në traget sipas dhomave përkatëse.

2
Dita II

Mbërritja në portin e Barit rreth orës 08:15 të mëngjesit. Pas kryerja e procedurave të disimbarkimit vazhdojmë udhëtimin tonë me autobuz drejt qytetit të Ravenës. Pas rreth 5 orë e 30 min udhëtim, sigurisht me pushime gjatë rrugës mbërrijmë në destinacionin tonë, ku na shfaqet parku madhështor MIRABILANDIA. Më pas bëjmë sistemimin në hotelin tonë. Në mbrëmje bëhet një vizitë e shkurtër rreth qytetit duke parë gjërat më interesante të tij.

3
Dita III

Pas ngrënies së mëngjesit në hotel drejtohemi tek parku i lojrave MIRABILANDIA. Qëndrojmë aty deri në mbyllje e ku mund të bëhet edhe ngrënia e drekës (opsionale) e më pas sistemohemi në autobus e nisemi drejt një shëtitjeje e më pas darkojmë në një restorant me muzikë live.

4
Dita IV

Pas ngrënies së mëngjesit në hotel drejtohemi drejt qytetit të Barit për të parë gjërat më interesante të tij si: muzeu, teatri, bashkinë e qytetin, një pjesë të Barit të vjetër ku duken shumë qartë muret e vjetra romake, shëtitoren buzë detit etj. Gjatë udhëtimit drejt Barit do të ndalojmë edhe në 2 qendra tregtare. Pas këtyre shëtitjeve i drejtohemi portit për të bërë imbarikimin në tragetin tonë.

5
Dita V

Mbërritja në portin e Durrësit dhe pas procedurave të disimbarkimit bëjmë ndalesën tonë të fundit në qendër të qytetit.

TOUR LOCATION

0.0
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%

POST A REVIEW