Izrael
Kalendari i nisjeve :
Me kërkesë
-
Të përfshira
Akomodimi në hotel me 4*Biletat e avionit vajtje – ardhjeGuidë lokaleMëngjesiShëtitje në pikat historike në BetlehemShëtitje në pikat historike në JerusalemShëtitje në pikat historike në Tel AvivShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtUdhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimitVizitat si në program -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Takimi me guidën tonë në aeroportin e Rinasit dhe nisja drejt Tel Aviv-it. Mbërritja në aerportin Ben Gurion dhe takimi atje me partnerët tanë. Transferta drejt hotelit me autobus komod dhe me ajër të kondicionuar. Akomodimi në Hotel në Tel Aviv.
Dita II
Mëngjesi në hotel. Më pas nisim vizitën në rrënojat sinagogës e shekullit të dytë. Vazhdojmë drejt Tabgha, vendin e mrekullisë së peshkut dhe bukës dhe vizitën në Kishën e Shumëzimit (Pjellorisë) së bashku me mozaikun e saj të shekullit të 4-të. Vazhdojmë udhëtimin drejt Nazaretit përmes Cana e Galilesë. Në Nazaret do të vizitojmë Kishën e Lajmërimit (Church of the Annunciation), vazhdojmë me lumin Jordan në vendin e pagëzimit. Udhëtojmë përgjatë lumit Jordan drejt Jerusalemit. Mbërritja dhe akomidimi në Jerusalem.
Dita III
Mëngjesi në hotel. Nisemi për në Detin e Vdekur dhe udhëtojmë përmes maleve Judean, që konsiderohen si malet më të ulta në botë pika më e lartë e tyre ndodhet në lartësinë 1000 m. Vazhdojmë udhëtimin tonë përmes brigjeve të Detit të Vdekur për të shijuar këtë mundësi unike dhe për të notuar në detin që besohet të ketë veti terapeutike. Gjatë rrugës së kthimit do të shohim shpellat Qumran, vendin ku janë gjetur Pergamenat e Detit të Vdekur.
Akomodimi në Jerusalem.
Dita IV
Mëngjesi në hotel. Më pas nisim udhëtimin drejt Malit të Ullinjve për të shijuar panoramën e qytetit të Jerusalemit. Hyjmë në qytetin e vjetër dhe ecim përmes lagjeve të Hebrenjve dhe Armeneve dhe rrugës romake Crado-s , të restauruar së fundmi. Vizitojmë murin Hebre të Waling dhe vazhdojmë drejt lagjes së Krishtere. Gjithashtu gjatë këtij turi të Jerusalemit do të shohim Malin e Tempullit, do të ecim përmes rrugës Doloresa, do të vizitojmë Kishën e Varrit të Shenjtë.
Më pas do të udhëtojmë drejt Betlehemit për të parë fushën e Barinjve, vizituar Kishën e Lindjes, kishë e cila e ka marrë këtë emër pasi mendohet të jetë vendi ku Jezusi ka lindur, sipas dogmës kristiane. Gjithashtu kjo kishë mendohet të jetë një nga kishat më të vjetra në botë e cila ndodhet në sheshin Manger – sheshin qëndror të Betlehemit.
Kthimi dhe akomodimi në Tel Aviv.
Dita V
Mëngjesi në hotel. Kohe e lire ne dispozicion dhe më pas transferta drejt aerportit Ben Gurion për kthimin në Shqipëri. Mberritja ne Tirane.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%