Evropa Perëndimore
Kalendari i nisjeve :
Me kërkesë
-
Të përfshira
Akomodimi në hotel me 4* për të gjitha ditët e udhëtimitBiletat e tragetit Civitavecchia – BarcelonaBiletat e tragetit Durres – BariGuidë lokale ne te gjitha vizitatMëngjesiShëtitje ne pikat historike ne BarceloneShëtitje ne pikat historike ne CanneShëtitje ne pikat historike ne Monte CarloShëtitje ne pikat historike ne RomeShëtitje ne pikat historike ne VeneziaShëtitje ne pikat histotike ne DubrovnikShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtUdhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Pas mbërritjes në portin e Barit dhe mbarimit të procedurave të kalimit kufitar, ora 08:30 nisja për në Romë. Dreka do të konsumohet rruges. Mbas orës 13:30 vizita me autobuz në Romë fillon me:
- > Kishën e Shën Maria Maggiore
- > Kolosseumin e famshëm
- > Kisha Shën Maria e ëngjëjve
- > Pallati i Drejtësisë
- > Vila Borgjez
- > Rruga e Venetos
- > Sheshi i Popullit
- > Shkallët Spanjolle
Mbërritja në Vatikan në Sheshin Shën Pietro ku do të vizitojmë Muzeun dhe Katedralen e famshme të Shën Pietros. Nisja për në Civitavechia një nga portet më të mëdhaja të Krocierave në Mesdhe. Para imbarkimit darka në ambientet e portit të Civitavechias. Imbarkimi në Traget, ndarja në kabina. Mbas imbarkimit mund të argëtoheni në ambientet luksoze të tragetit, diskot, kinematë, kasinotë e tragetit.
Dita II
Mëngjesin do ta kalojmë në krocieren luksoze dhe në ambientet e spa-së së anijes gjigande. Panorama të mrekullueshme do tju shoqërojnë në të gjithë paraditen dhe kohën e drekës në anije duke përshkuar kanalin midis ishullit të Korsikës dhe Sardenjës si dhe spektaklet e delfinëve që na shoqërojnë në të gjithë udhëtimin. Ora 17:30 zbritja nga trageti dhe menjëherë do të fillojmë në tur të Barcelonës natën ku perveç të tjerave lagjia Gotike do tju mahnisë. Akomodimi në Hotel në Barcelonë. Ora 23:00 me transport publik me dëshire mbrëmje e lirë për argëtim.
Dita III
Mëngjesi në Hotel. Menjëherë fillojmë me Vizitën e organizuar në Barcelone në Lagjen Gotike që ka një arkitekturë që do t’ju mahnisë. Ky qytet është ndërtuar nga arkitekti i famshëm Gaudi dhe të gjitha këto ndërtesa janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Shembulli konkret është Kisha e Familjes Sagrada që është akoma e pa përfunduar. Vizita vazhdon për në:
> Katedralen e Barcelonës
> Kisha Sagrada
> Porta e Engjëllit
> Harku i Triumfit
> Shtëpia Vicens
> Pallati Nacional
> Pallati i muzikes Katalunase
> Shtëpia Batllo
> Millo dhe Vicens që janë kryeveprat e të famshmit arkitekt modern Hundert Wasser
> Vizitë e Kullave Mapfre dhe Hotel Arts (154 m secila) nga sheshi Barceloneta
> Kulla Agbar
> Porti i vjetër i Barcelonës
Dreka në sheshin Barceloneta. Argëtim sipas dëshirës. Mbasdite shëtitje e lirë në qendër të qytetit. Akomodimi në hotel.
Dita IV
Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt qytetit Francez Nice. Ndalesa të ndryshme përgjatë rrugës. Mbërritja në qytetin e vogël të Cannes. Vizitë e qytetit të festivaleve të filmave ku aktorët më të njohur me famë botërore kanë ardhur dhe vizituar këtë qytet. Midis të tjerave vizitë në:
> Muzeun historik Musse De La Castre
> Vizitë dhe shëtitje në rrugën historike të Rue d`Antibes
> Rrugën La Croissette etj.
Dreka në Cane. Mbas dreke nisja drejt qytetit të Nice-s. Mbërritja në Nice, një tour panoramik me autobuz nëpër qytet. Akomodimi në hotel. Mbrëmje e lire.
Dita V
Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja për një tour në qytetin e Montekarlos. Mbërritja në qytet ku vizitat tona do të fillojnë me një vizitë në sheshin kryesor të qytetit i njohur me emrin sheshi Casino ku do të njihemi me historinë e këtij sheshi. Një vizitë në portin e qytetit ku do të mahniteni me jahtet super të shtrenjta që janë imbarkuar në port. Për të apasionuarit mbas bareve mund të vizitojmë Barin Jimmy’z aty ku portieri nuk të lë të hysh brënda në lokal nëse nuk i pëlqen pamja jote. Dreka gjatë rrugës për në Verona. Mbërritja në Verona si dhe një tour panoramik i qytetit me autobuz. Akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë për argëtim.
Dita VI
Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt qytetit të Venecias. Do të fillojmë me vizitën e Venecias duke filluar me stacionin e parë Troncheto, marrim tragetin e ujit dhe pas gjashte stacionesh mberrijme ne sheshin kryesor ate te Shen Markos.
> Vizite ne Bazilikaten e Shen Markos me nje arkitekture impresionuese ku nderthuren stile te ndryshme te ndertimit.
>Pallati i Dukës që ka qenë kryeqendra e Republikes së Venedikut nga krijimi deri në rënien e saj në 1797.
> Ura e psheretimave dhe burgu i vjeter i Republikes.
> Vizitë përgjatë shëtitores së famshme ku jane dyqanet me produktet më të shtrenjta të Botës.
> Vazhdojmë për në Kalanë e madhe me urën e famshme ku mund të shikoni varkat tipike të quajtura “Gondola”.
> Galeria e Akademisë së Arteve të bukura që është një nga muzetë më në zë të Italisë me plot 24 dhoma dhe 3 ndërtesa Historike.
Dreka përgjatë rrugës për në Rijeka. Mbërritja në Rijeka ku do të bëjmë një tur panoramik të qytetit me autobuz. Akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë për argëtim.
Dita VII
Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt parkut kombëtar të Krkas shumë afër qytetit të Sibenikut. Parku kombetar i Krkas është shumë i njohur për ujëvarat e shumta me ujë të kristaltë. Gjithashtu ky park ka një florë dhe faunë mjaft të pasur. Me dëshirë mund të bëjmë një xhiro me varkë në mini-ishullin në liqenin e madh të parkut. Dreka në park. Mbas dreke nisja drejt qytetit të vogël të Makarskes të vendosur në zonën e njohur me emrin Riviera Makarska. Akomodimi dhe në hotel. Mbrëmje e lirë.
Dita VIII
Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt qytetit të Dubrovnikut. Vizitë në Kalanë e Dubrovnikut ku do të ndiqet një program i cili fillon me vizitën mbi muret e kalasë që ka një gjerësi 2.30m dhe lartesia arrin deri në 10m. Vizitë në:
> Muzeun Detar
> Akuariumin e Kalasë
> Katedralen Treasery
Mbas vizitës në Kalanë e Dubrovnikut nisja drejt kufirit me Malin e Zi dhe kthimi në Shqipëri.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%