Bruksel – Amsterdam – Roterdam
Udhëtimi jonë katër ditorsh konsiston në njohjen më nga afër të historisë dhe kulturës të këtyre qyteteve:
Brukselit (Kryeqytetit të Belgjikës, i cili mendohet të jetë themeluar zyrtarisht në 979, pra një qytet i vjetër emri i të cilit do të thotë ‘shtëpi në kënetë’.)
Amsterdamit (kryeqytetit të Holandës dhe qytetit më të madh të provincës Holanda e Veriut)
Roterdamit (i cili dallohet për numrin e madh të popullsisë duke u renditur i dyti në Holandë, por më tepër i njohur si Qyteti me Portin më të Madh në Evropë).
Një udhëtim 4 ditorsh që do të na tregojë shumë!
Kalendari i nisjeve :
Me kërkesë
-
Të përfshira
Akomodimi në hotel me 4*Autobus lukzos ne te gjitha transfertatBilete avioni vajtje – ardhjeGuidë lokale ne te gjitha vizitatMëngjesiShëtitje ne pikat historike ne AmsterdamShëtitje ne pikat historike ne BrukselShëtitje ne pikat historike ne RotterdamShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtTe gjitha taksat lokaleVizitat sipas programit -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Mbërritja në aeroportin e Brukselit. Takohemi me partnerët tanë të cilët na presin me një autobuz lukzos e pas mbërritjes bëjmë një tour rreth qytetit të Brukselit duke parë pikat më interesante të tij. Ky tour zgjat për rreth 4 orë. Pas këtij tour-i drejtohemi drejt hotelit tonë, i rinovuar kohët e fundit. Hoteli është i vendosur në afërsi të qendrës (ecje 10 min). Stacioni i trenit dhe stacioni i metrosë janë afër. Akomodimi nëpër dhoma dhe darka bëhet me marrëveshje të grupit.
Dita II
Pas ngrënies së mëngjesit me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën e licensuar. Rreth orës 08:30 bëjmë transferimin me guidën nga Brukseli në Amsterdam me autobuz luksoz. Gjatë udhëtimit për në Amsterdam do të bëjmë një ndalesë në Roterdam, Delft dhe në Den Hagë (ndalesa do të bëhet në bazë të trafikut dhe duke marrë në llogaritë rregullat lëvizëse dhe pjesa tjetër për shoferët – maksimale 9 orë brenda një periudhe prej 13 orësh). Dreka përgjatë rrugës me marrëveshjet e grupit. Mbërritja në Amsterdam dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje dhe darka me marrëveshje të grupit (në mënyrë që tju japim mundësi për të zbuluar natën e famshme në Amsterdam).
Dita III
Pas ngrënies së mëngjesit me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën për të nisur tour-in përgjatë qytetit të Amsterdamit me autobuzin tonë luksoz duke përfshirë vendet më interesante. Dreka me marrëveshjet e grupit. Pas ngrënies së drekës transferimi për t’u kthyer në Bruksel. Akomodimi në hotel dhe darka bëhet me marrëveshjet e grupit.
Dita IV
Pas ngrënies së mëngjesit me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën për të nisur një xhiro në rrugët më të famshme tregtare në Bruksel. Asistenca e partnereve tanë do të jetë gjatë gjithë kohës. Dreka me marrëveshjet e grupit. Pas drekës bëhet transferimi me autobuzin tonë luksoz në aeroportin e Brukselit. Mbërritja në aeroportin e Tiranës.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%