Brazil
Kalendari i nisjeve :
Me kërkesë
-
Të përfshira
Akomodimi në hotel me 4*Biletat e avionit Tirane – Brazil – TiraneBiletat e trenit Moske – St. PetersburgMëngjesiShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtTour ne CorcovadoTour ne Sugar LoafUdhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimitViza BrazilianeVizitat si në program -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Pas takimit me guidën tonë dhe prezantimit me programin, nisja nga Aeoroporti i Tiranë për në Rio de Janeiro.
Akomodimi dhe darka në bordin e avionit.
Dita II
Mbërritja në Aeroportin e Rio de Janeiros herët në mëngjes dhe pritja atje nga partnerët tanë. Pas akomodimit në hotel do të nisemi me autobuzin komod drejt monumentit më të famshëm të Rios “Statujës së Krishtit”, një nga shtatë mrekullitë e reja të botës.
Ndalesa e parë do të jetë tek qendra “Cosmo Vehlo Station” ku aty do të marrim trenin me avull drejt pyllit Tijuca për t’ju afruar Malit Corcovado, ku ndodhet dhe statuja e Jezu Krishtit. I gjithë udhëtimi me tren zgjat 20 minuta ku gjatë rrugës do kemi mundësinë që të shijojmë pamjet e mrekullueshme të pyllit, plazheve dhe qytetit. Nga kjo lartësi kemi mundesi të shijojmë pamje të tilla si:
> Zonat veriore dhe jugore
> Sugar Loaf
> Jockey Club
> Aeroportin Ndërkombetar
> Stadiumin Maracana (stadiumi më i madh në Brazil dhe në Amerikën Jugore)
> Pyllin Tijuca (pylli urban më i madh në Brazil dhe i treti më i madh në botë)
Mundësi për drekën e cila është fakultative, sigurisht nen sugjerimin e guides lokale. Kohe e lire per te eksplouar qytetin ne menyre individuale. Akomodimi në Hotel.
Dita III
Mëngjesi në hotel. Në shoqërinë e guidës tonë, vizita e rradhës do të jetë Sugar Loaf, një nga atraksionet më të famshme të Rios dhe të mbarë Botës, i cili ka mirëpritur deri tani 37 milionë persona nga e mbarë bota që nga viti 1912 ku u vu në shërbim për herë të parë. Rrugëtimi ynë do të kryhet nëpërmjet dy teleferikëve të cilët do të na shoqërojnë deri tek Sugar Loaf. Ndalesa e parë do jetë nga Praia Vermelha (Plazhi i kuq) tek Moro da Urca, në një lartësi prej 220 m mbi nivelin e detit, ku do kemi mundësi që në këtë pllajë të shohim Amfiteatrin, dyqanet dhe restorantet e shumta. Ndalesa jonë e dytë përfundon udhëtimin tek Sugar Loaf i ndodhur 396 metra mbi nivelin e detit. Kohë në dispozicion për drekën e cila është fakultative.
Pasdite e lirë. Akomodimi në Hotel.
Dita IV
Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit në Hotel përgatitemi për një udhëtim shumë të këndshëm me anije për të parë më nga afër atraksionet e Rios. Gjatë këtij udhëtimi do jemi nën tingujt e muzikës latine, pijeve ekzotike dhe atmosferës fantastike përreth nën ngrohtësinë e rrezeve të diellit. (Tour Opsional)
Kohë e lirë për plazh. Akomodimi ne Hotel.
Dita V
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në Hotel, vizita e rradhës do jetë Kopshti Botanik, ndërtuar që në vitin 1817 nga mbreti D.Joao IV, i cili solli në një vend të vetëm rreth 5000 bimë të ndryshme, të mbledhura nga e mbarë bota. Gjatë rrugës nuk do lëmë pa vënë re palmat perandorake, zambakët e ujit, bimët japoneze si dhe 500 lloje të ndryshme orkidesh. (Tour Opsional)
Ky oaz i blertë është vendi ideal për t’u relaksuar nën tingujt e mrekullueshëm që ofrojnë zërat e natyrës.
Mundësi për drekën fakultative.
Kohë e lirë për plazh. Akomodimi në Hotel.
Dita VI
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në Hotel, përgatitemi për një ditë relaksuese në plazhin e Copacabanës, një nga plazhet më të famshme të botës. Përveç relaksit do kemi mundësinë të shpenzojmë kohë për Shopping në qendrat tregtare afër plazhit. Pasdite e lirë.
Në darkë do pregatitemi për një mbrëmje të paharrueshme me perfomancën e shkëlqyer të Samba Show nën tingujt e mrekullueshëm të saj. Muzika Samba është përfaqësuesja më e gjallë e shpirtit të karnavaleve e cila performohet nga kërcimtare të shkollave të Sambës.
Shfaqje e cila nuk mund të përjetohet në asnjë vend të botës ashtu siç mund të përjetohet në Brazil! (Tour Opsional)
Akomodimi në Hotel.
Dita VII
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në Hotel do nisemi me autobusin tonë komod drejt qytetit “Petropolis” (60 km larg qytetit të Rio de Janeiro), i cili njihet ndryshe si “Qyteti i Perandorit”. (Tour Opsional)
Aty do të kemi mundësi të vizitojmë:
> Muzeun Perandorak, i përdorur më parë nga D.Pedro I & D.Pedro II si shtëpi verore. Në këtë muze sot gjenden kurora të florinjta, perla dhe diamante, të përdorura nga të dy perandorët.
> Katedralen Gotike, aty ku princesha Izabel u varros pranë varreve të D.Pedro II dhe gruas të tij.
> Pallatin e Kristaltë i cili u ndërtua në Francë dhe u montua në Brazil. Ky Pallat u përdor nga Princesha Izabel si ekspozitë dhe si vendi ku organizoheshin mbrëmje të mëdha, të organizuara nga vetë princesha.
Mundësi për drekë fakultative dhe më pas kthimi për në Rio de Janeiro. Pasdite e lirë dhe kohë për plazh. Akomodimi në Hotel.
Dita VIII
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel përgatitemi për një aventurë të paharrueshme në xhipa të hapur, në një nga nga pyjet urbane më të mëdhenj në botë. Ndalesa e parë do të jetë tek “Ujvara e Majmunëve” e më pas tek “Chinese View Belvedere” me pamje mbreslënëse të plazheve shumë të famshme në botë si Ipanema dhe Copacabana, Gjirin Guanabara dhe Sugar Loaf. Gjatë rrugës nuk do t’ju shpëtojnë syve majmunët, zogjtë ekzotikë, fluturat dhe flora tropikale. Ju do të çuditeni nga kontrasti i jashtëzakonshëm mes këtij pylli tropikal në zemër të këtij qyteti gjigand. (Tour Opsional)
Pikat që do të vizitohen do të jenë:
> Rruga “Horto Florestal”
> Ujëvara e majmunëve
> Chinese View Belvedere
> Tabela e Perandorit
> Ujëvara Cascatinha
> Kishëza Mayrink
> Rruga e Kanioneve
> Plazhi “Pepino”
Kthimi në Hotel. Pasdite e lirë. Akomodimi në Hotel.
Dita IX
Check out nga hoteli dhe transferta në Aeroportin Ndërkombëtar të Rios. Akomodimi dhe darka në Bord.
Mberritja ne Aeroportin e Tiranes.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%