Evropa Qendrore

Evropa Qendrore

Unlimited Travel ka përgatitur këtë paketë turistike për të vizituar disa shtete tek Evropa Qëndrore e Jugore. Kjo paketë është përgatitur nga stafi i kompanisë në bashkëpunim me partnerët tanë në shumë vende e cila ju mundëson të vizitoni qytetet më interesante dhe më me vlerë duke filluar me rivierën e Makarskes, bregdetin Dalmat, kryeveprën natyrore të Plitvicës, qytetin historik të Mariborit, kryeqendrën Evropiane Vienën, qytetin mahnites të Mynihut, qytetin e Zyrihut, disa qytete dhe rajone të Italisë. Shumë surpriza të tjera përgjatë rrugës ju presin në këtë udhëtim.

Kalendari i nisjeve :

Me kerkese

  • Të përfshira
    Akomodimi në hotel me 4* për të gjitha ditët e udhëtimit
    Biletat e tragetit Bari – Durres
    Guidë lokale ne te gjitha vizitat
    Mëngjesi
    Shëtitje ne pikat historike ne Bologna
    Shëtitje ne pikat historike ne Milano
    Shëtitje ne pikat historike ne Mynih
    Shëtitje ne pikat historike ne Vjenë
    Shëtitje ne pikat historike ne Zyrih
    Shëtitje ne pikat histotike ne Mariboro
    Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
    Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
    Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • Nuk përfshihen
    Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
    Hyrjet ne muzeume
1
Dita I

Nisja në orën 05:00 të mëngjesit për në Muriqan. Mbërritja në Muriqan mbas procedurave të kalimit në pikën doganore nisja për në Budva – Tivar – Hercegnov – Dubrovnik – Neum – Makarska. Akomodimi dhe darka në hotel në Makarska. Mbrëmje e lirë për një shëtitje për tu njohur më tepër me qytetin e vogël Dalmat.

2
Dita II

Mëngjesi në hotel. Rreth orës 08:00 nisja nga Makarska-Split-Plitvic-Jezero-Zagreb-Maribor. Mbërritja në Plitvice ku do të vizitojmë për rreth dy orë parkun kombëtar më të madh të Kroacisë dhe më i madhi në Evropën Jugore. Parku i Plitvicës ka në tërësinë e tij 16 liqene karstike dhe një biodiversitet të larmishëm. Dreka në Plitvicë. Nisja drejt Mariborit. Kalimi i pikes kufitare me Sllovenine dhe nisja drejt Mariborit. Akomodimi në hotel. Mbas darke një shëtitje e lirë në qendrën e qytetit të Mariborit.

3
Dita III

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt qytetit të Vjenës. Mbërritja në Vjenë dhe nën shoqërinë e guidës lokale vizitë e organizuar në Pallatin e Shonbrunn që është një nga vlerat më të çmuara monumentale dhe më i madhi i këtij lloji jo vetëm i Austrisë por me përmasa Botërore. Në vitin 1996 bëhet zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore Botërore. Ky Pallat ka qene pronë e Dinastisë Habsburge që nga koha e Maximilianit II(1569) dhe deri në humbjen e Monarkisë në vitin 1918. Mbas vizitës në Shonbrunn nisja për në sheshin simbol të Vjenës Stephansplatz. Vizita do tju njohë me historinë dhe strukturën e këtij qyteti në pjesën më elegante dhe më të famshme të saj fokusuar në rezidencën Hofburg (rezidenca e Habsburgëve për 650 vjet) dhe Katedralja e Shën Stefanit simboli monumental e Vienës. Vizitë e qendrës së Vienës në këmbë duke kaluar mbi rrugën ku njerëzit më të famshëm të botës kulturore dhe politike kanë firmosur yjet e tyre, por në këtë rrugë ndodhen edhe dyqanet më të kushtueshme të modës. Do ta mbarojmë vizitën me një tour panoramik të Vienës përgjatë Ringstrasse ku do të shikojmë ndërtesat më impresionuese të Vienës siç janë:

> MAK
> Pallati i Operas shtetërore
> Muzeu i Arteve të Bukura
> Muzeu Historik
> Lagjen kulturore me muzetë e ndryshëm
> Ish Rezidenca dimërore e Habsburgëvë, Hofburg
> Parlamentin
> Lagjen diplomatike
> Bashkinë e Vienës
> Burgtheater
> Pallatin e famshëm Belvedere ish Rezidenca e te famshmit Princi Eugjen.

Ndalesë dhe vizitë nga jashtë e këtij Pallati gjigand ku brenda ndodhen varrezat më të vjetra në Austri ku prehen figurat më të shquara të Kombit dhe varret monumentale janë punuar nga mjeshtrat e Rilindjes Europiane. Akomodimi në hotel në Vienë.

4
Dita IV

Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt kufirit me Gjermaninë për t’ju drejtuar Landit të Bavarisë drejt qytetit të birrave dhe të futbollit, Mynihut. Ndalesa të ndryshme përgjatë rrugës. Mbërritja pasdite vonë në Mynih ku do të kemi mundesinë të bëjmë një vizitë panoramike të qytetit me autobuz. Akomodimi në hotel në Mynih. Mbas darkës mbremje e lirë.

5
Dita V

Mëngjesi në hotel. Do ta fillojmë vizitën tonë duke zbritur në qendrën e qytetit aty ku çdo vit në muajin tetor organizohet festivali më i njohur në botë October Fest, ku për dy javë rresht harxhohen rreth 8 milion litra birrë gjermane cilesore. Vizitë e qendrës nën shoqërinë e guidës lokale ku do të njihemi me historinë e këtij qyteti madhështor.

> Vizitë në Pallatin madhështor të Nymphenburg i ndërtuar që rreth viteve 1664 i njohur si pallati i Ferdinandit dhe Adelaidës.
> Një vizitë e shkurtër në Monumentin e Lëvizjes së Trëndafilit të Bardhë që i kushtohet qëndresës së disa studentëve dhe pedagogëve të universitetit të Mynihut në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
> Vizitë në sheshin historik OdeonSplatz, shesh i cili në kohën që Hitleri u bë kancelar u vendos që çdo person që do të kalonte në këtë shesh duhet të përshëndeste me mënyrën fashiste.
> Vizitë e Kishës së Shën Kajetan një kishë mjaft e madhe dhe e bukur që i shpëtoj bombardimeve të shumta.

Shumë surpriza të tjera do të kemi gjatë ditës së sotme. Akomodimi në hotel në Mynih.

6
Dita VI

Mëngjesi në hotel. Mbas mëngjesit nisja drejt qytetit të Zyrihut. Mbërritja në Zyrih ku do të mund të vizitojmë disa nga pjesët më tërheqëse të qytetit. Ndër të tjera mund të përmendim:

> Qendrën e vjetër mesjetare e njohur me emrin Alstadt me rrugët me kalldrëm të cilat të gjitha të drejtojnë në sheshin kryesor të Lindenhoff.
> Vizitë e sheshit duke u njohur me historinë e tij.
> Vizitë në Kishën e Fraumunster.
> Vizitë në rrugën tregtare të Bahnhofstrasse
> Muzeun kombëtar Zvicerian.

Mbas dreke nisja drejt qytetit italian Valle D’Aosta. Akomodimi në hotel. Argëtimi në një nga kazinotë më të famshme të Evropës që ndodhet në Aosta.

7
Dita VII

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt qytetit të Milanos. Mbërritja në Milano ku vizitat tona do të fillojnë me:

> Kryeqendrën e qytetit Piazza Duomo ku do të njihemi me historinë e saj
> Katedralen Lindja e Santa Marias që konsiderohet si një nga katër kishat më të mëdha në botë e ndërtuar që në vitin 1386.
> Do të kalojmë nëpër rrugën e mbushur me shumë kafeteria ku dhe Giuseppe Verdi dhe Giacomo Puccini kanë pirë kafë në këtë rrugë.
> Gjithashtu do të vizitojmë Galerinë Vitorio Emanuelle II që i dedikohet mbretit të parë të Italisë së Bashkuar.
> Një vizitë nga jashtë e ndërtesës së Teatro Alla Scala e ndërtuar që në vitin 1775 e njohur si një nga ndërtesat më të mëdha në botë.

Dreka gjatë rrugës për në Bolonja. Mbërritja në Bolonja dhe akomodimi në hotel. Mbas darke një program për të vizituar vendet më tërheqëse të qytetit. Vizitat në qytetin e Bolonjës i njohur si qyteti i 2 Kullave ose si qyteti i Spagetit dhe i Lazanjave.

> Vizitë e 2 Kullave me emrin Garisenda dhe Asinelli që datojnë që nga mesi i viteve 1109. Legjenda e Kullave thotë që nësë je student kurrë nuk duhet… Për më tepër do të na informojë guida lokale për legjendën.
> Vizitë e Bazilikës së Shën Petronios e njohur si kisha e pestë më e madhë në botë ku një afresk i madh i stilit gotik prezanton një skenë nga Ferri i Dantes ku Mohamedi ishte duke u ngrënë prej demonëve në Ferr.
> Një vizitë në Strehën e Virgjereshës së Bekuar të San Lucas, nën një rrugë me harqe më të gjatën në botë rreth 3,5 km e cila njihet si një rrugë peligrinazhi në botë.

8
Dita VIII

Mëngjesi në hotel. Ora 08:00 nisja për në Bari. Rreth orës 15:00 mbërritja në Bari ku do të vizitojmë:

> Qendrën e vjetër
> Katedralen e Shën Nikollës dhe shumë kisha të tjera që kanë një vlerë të madhe arkitekturore
> Keshtjellën e Normano Svevo.

Pas vizitës në Bari vazhdojmë për në Qendrën Tregtare Aushan. Në orën 20:00 imbarkimi në traget dhe kthimi për në Shqipëri.

TOUR LOCATION

0.0
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%

POST A REVIEW