Bari – Matera – Capaccio – Napoli – Capri – Salerno
Kalendari i nisjeve
○ Date: 11 Mars – DISPONIBEL
○ Date: 15 Prill – DISPONIBEL
○ Date: 20 Maj – DISPONIBEL
○ Date: 21 Tetor – DISPONIBEL
○ Date: 25 Nentor – DISPONIBEL
-
Të përfshira
Akomodimi në hotelBiletat e tragetit Durres – Bari – DurresMëngjesiShëtitje ne MateraShëtitje ne NapoliShëtitje ne SalernoShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtUdhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Takimi me grupin tek stacioni i trenit në Durrës në orën 19:00. Prezantimi me itinerarin dhe përgatitja për tu imbarkuar në tragetin e linjës Durres – Bari. Mbas procedurave të kalimit të kufirit imbarkohemi dhe sistemohemi ne traget.
Mbrëmjen mund ta kalojmë në një nga baret e anijes.
Dita II
Mbërritja në portin e Barit në mëngjes dhe nisja për në qytetin karakteristik të Materas. Matera është një nga qytetet më interesante të zonës së Basilikatës. Qyteti i vjetër është i gjithi i ndërtuar rrëzë një kodre dhe shtëpitë ngjasojnë me shpella të ndërtuara në thellësi të kësaj kodre. Në qytet dallohen shenja të jetesës që në epokën e paleolitit.
Mbas vizitës nëpër rrugicat e këtij qyteti drejtohemi për në Cappacio.
Në mbrëmje sistemimi në Hotel dhe në orët e vona natë e organizuar në një nga clubet më të bukura të zonës.
Dita III
Pas mengjesit ne hotel nisemi per ne qytetin e Pizzave dhe Makaronave, Napoli. Ketu do te vizitojme:
> Spaccanapoli, rruga qe lidh lagjen Spanjolle me lagjen Forcella
> Pallati mbreteror i Napolit
> Muzeu Arkeologjik
> Nentoka e Napolit
> Capella Sansevero e cristo velato
> Thesari i San Genaro-s
> Castel Nuovo
Mbas vizitës në këtë qytet të mrekullueshëm i drejtohemi një nga ishujve më romantik të globit, Ishulli i Caprit. Vizita në këtë ishull është parashikuar për rreth 3 orë. Mund të përfitoni dhe nga koha e lirë për të drekuar dhe për të blerë souvenire. Më pas marrim përsëri anijen dhe i drejtohemi sërisht Napolit për t’u drejtuar më pas për në Salerno.
Sistemimi në hotel. Mbrëmja e organizuar në një nga klubet më të bukur të zonës.
Dita IV
Mëngjesi në hotel. Vizitë në qytetin e Salernos ku do kemi mundësi të shohim:
> Lungomare
> Qendra historike
> Kopshti i Minerves
> Keshtjella Arechi
> Muzeu i letres
Mbas kësaj vizite i drejtohemi qytetit të barit për të bërë imbarkimin në anije për t’ju drejtuar Durrësit.
Dita V
Mbërritja në Durrës.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%