Bari – Alberobello – Taranto – Zoo Safari
Kalendari i nisjeve :
○ Date: 12 Mars – DISPONIBEL
○ Date: 24 Shtator – DISPONIBEL
○ Date: 22 Tetor – DISPONIBEL
○ Date: 26 Nentor – DISPONIBEL
-
Të përfshira
Akomodimi në hotel me 4*Biletat e tragetit Durres – Bari – DurresMëngjesiShëtitje ne pikat historike ne AlberobelloShëtitje ne pikat historike ne TarantoShëtitje ne Zoo SafariShoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimitSigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditëtUdhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit -
Nuk përfshihen
Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”Hyrjet ne muzeume
Dita I
Takimi me grupin tek stacioni i trenit në Durrës në orën 19:00. Prezantimi me itinerarin dhe përgatitja për tu imbarkuar në tragetin e linjës Durrës – Bari. Mbas procedurave të kalimit të kufirit imbarkohemi dhe sistemohemi në traget.
Mbrëmjen mund ta kalojme në një nga baret e anijes.
Dita II
Mbërritja në portin e Barit në mëngjes dhe nisja për në qytetin karakteristik të Alberobello-s. Alberobello është e famshme për shtepitë karakteristike të quajtura “trulli”, të ndërtuara në formën e piramidave konike me gurë të limuar të zonës. Është një aderti prehistorik i cili akoma përdoret në këtë zonë. Është pasuri e UNESCO-s. Përgjatë të gjithë shëtitjes në këtë qytet kemi shumë mundesi për souvenire të ndryshme.
Më pas i drejtohemi qytetit bregdetar të Tarantos. Me një shtrirje detare prej 140 km, Taranto është një nga qytetet e rajonit të Puglias që tërheq turistë gjatë gjithe vitit, sidomos në periudhën e nxehtë të verës. Në Taranto do të vizitojmë:
> Qytetin e Vjetër
> Muzeun Arkeologjik i Tarantos
> Kalaja Aragonesë ose e njohur ndryshe si Castel Sant’ Angelo
> Katedralen e qytetit
> Shëtitje me anije nëpër të dy detet, deti i vogel dhe deti i madh (fakultative)
> Ura e rrotullueshme
Në mbrëmje sistemimi në Hotel dhe në orët e vona nate e organizuar në një nga clubet më të bukura të zonës.
Dita III
Pas mëngjesit në hotel nisemi për në parkun e argëtimit “Zoo Safari” ku vizituesit mund të admirojnë natyrën e egër. Një udhetim që zgjat për rreth 3 ore brenda në xhungël ku te gjitha kafshët janë të lira të afrohen pranë jush dhe të fotografohen.
Mbas kësaj vizite që të lë pa frymë i drejtohemi një nga qendrave tregtare më të mëdha të zonës per tu shlodhur dhë për të bërë shooping. Këtu mund të përfitojmë dhe për të drekuar. Në mbrëmje i drejtohemi përsëri portit të Barit për të kryer procedurat e imbarkimit dhe sistemimit në traget.
Dita IV
Mbërritja në portin e Durrësit në mëngjes.
TOUR LOCATION
Accomodation0%
Destination0%
Meals0%
Overall0%
Transport0%
Value For Money0%